Publikoi video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, policia bastis shtëpinë e deçanasit

Kronikë e zezë

Publikoi video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri, policia bastis shtëpinë e deçanasit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:08
Janë konfiskuar: një pistoletё XDM-9,  dy karikator i sё njejtёs armё dhe njëzet e dy  fishekё

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar një person në fshatin Prekolluk të Deçanit,  pasi që ai kishte publikuar video në rrjetet sociale kishte postuar video duke shtënë me armë zjarri.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Stacioni Policor në Deçan, ёshtё informuar se njё qytetar nё fshatin Prekolluk-Deçan, me datё 01.01.2021, ka postuar njё incizim ne rrjetet sociale duke shtёnё ne ajёr me dy pistoleta”.

“Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanё identifikuar tё dyshuarin i cili dyshohet se me datën 01.01.2021 rreth orës 00:05 kishte shtёnё ne ajër me dy pistoleta nё oborrin e tij dhe se këtë veprime kishte incizuar dhe postuar nё rrjete sociale. Me datën 14.01.2021, nё fshatin Prekolluk-Deçan, hetuesit kanё kryer një kontroll në shtëpinë e tё dyshuarit SH. H. lindur me 1986”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletё XDM-9,  dy karikator i sё njejtёs armё dhe njëzet e dy  fishekё cal. 9x 19 mm, një pistoletё Ekol me gas, njё karikator i sё njejtёs armë dhe tetё (8) fishekё

Në njoftim thuhet se i dyshuari nuk ёshtё arrestuar pasi qё i njëjti gjendet jashtё shtetit, nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” dhe “mbajtje ne pronësi ose kontroll posedim te pa autorizuar te armës”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat