Përplasen dy makina te rruga “5 maji”/ Plagoset këmbësori

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina te rruga “5 maji”/ Plagoset këmbësori

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:25
Ilustrim

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “5 maji” në kryeqytet.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një këmbësor me iniciale F.A., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat