Zhduken tri femra brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Zhduken tri femra brenda 24 orëve

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:08
Ilustrim

Tri raste të zhdukjes së femrave kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit.

Policia ka njoftuar se një rast ka ndodhur në Podujevë, ku raportohet se një femër është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti tjetër është shënuar në Drenas ku sipas policisë, nuk dihet për vendndodhjen e një femre.

Kurse rasti i tretë, sipas policisë është shënuar në Prizren ku një femër ka njoftuar policinë se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Që të tri rastet janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat