Vazhdon misteri i zhdukjes së Moisi Habilajt/ Njeriu i fundit që e takoi

Kronikë e zezë

Vazhdon misteri i zhdukjes së Moisi Habilajt/ Njeriu i fundit që e takoi

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:34
Moisi Habilaj

Rindërtimi i ditëve të fundit të arrestit shtëpiak të narkotrafikantit shqiptar Moisi Habilaj është paksa si të gërmosh thellë në rërë të lëvizshme. Çdo tregues mund të luajë rol, jo të gjithë të qartë, për grupin e gatshëm të policisë së Catanias.

E vetmja gjë e sigurt është që Habilaj është zhdukur që nga 9 janari nga apartamenti ku jetonte, në San Michele di Ganzaria, në provincën e Catanias. Çështja, për të cilën nuk ka komunikime zyrtare nga ana e policisë dhe prokurorisë, është sekrete dhe nuk di nga ta nisësh.

Kapitulli i fundit i kësaj historie sekretesh të çon në periudhën e festave të fundvitit. Ato ditë është nisur nga Shqipëria e shoqja dhe fëmijët.

Stacioni i parë, porti i Brindizit, pastaj udhëtimi drejt Sicilisë. 624 kilometra e diçka më tepër se tetë orë për të mbërritur në San Michele di Ganzaria.

Gjatë këtij udhëtimi, gruaja është ndaluar nga forcat e rendit. Kontroll rutinë në kuadrin e normativës anti-Covid-19 që parashikon përligjjen e çdo lëvizjeje me certifikatën e duhur. Kështu vijmë në datën 30 dhjetor. A

të ditë, në derën e Habilajt troket policia. Habilaj merret në rajonin e policisë të Caltagirones. Cili është motivi? Kësaj pyetjeje nuk ka dëshirë t’i përgjigje askush. Avokatët e tij as nuk njoftohen.

Agjentët e Caltagirones nuk merren me atë punë dhe as nuk hyjnë në dhomën ku është Habilaj. Mbetet grupi i gatshëm i policisë së Catanias, por roli është i gjithi për t’u zbuluar. Edhe për shkak se e vetmja përgjigje që jepet nuk zbulon asgjë:

“Nuk kemi informacione, ka proceduar Guardia di Finanza”. Megjithatë, ushtarakët e Flakëve të Verdha nuk kanë vënë kurrë këmbë në komisariatin e Caltagirones. Kështu thonë në Catania e Ragusa.

Misteri vazhdon, versione kontradiktore në një sfond të mjegullt.

Megjithatë, në mbrëmjen e 30 dhjetorit Habilaj kthehet në shtëpi. Në ditët në vijim, gruaja kthehet në Shqipëri. Përshëndetja e fundit, para se i shoqi të bëhet i pakapshëm. Telefoni i tij nuk bie më, që nga e shtuna e 9 janarit.

Të kota përpjekjet për ta telefonuar nga ana e vëllait, i cili banon në Sicili. Heshtje që e gjallëron më tepër këtë histori sekretesh. Edhe për shkak se në ditët në vijim, në shtëpinë e tij shkojnë karabinierët, për një kontroll normal të personave në arrest shtëpiak.

Rezultati: Habilaj nuk dihet ku është.

Vetëm në mesin e dhjetorit ai kishte marrë konfirmimin në Apel të dënimit 15 vjet e 5 muaj për trafik ndërkombëtar droge në aksin Shqipëri-Sicili. Gjatë viteve ka krijuar marrëdhënie me disa grosistë droge pranë familjes mafioze Santapaola e me klanin Cappello.

Një histori që në Shqipëri ka pasur jehonë të madhe mediatike për shkak të marrëdhënieve fisnore me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, edhe ky i dyshuar si ndihmues i afareve të Habilajt por me fashikull të arkivuar në gjykatën e Catanias. Tjetër muhabet në vendin ballkanik, ku është ende në proces.

Pas arrestimit, Habilaj kishte pranuar të fliste me hetuesit italianë e shqiptarë. Disa rrëfime dhe asnjë gisht i drejtuar nga Tahiri. Deri në maj të vitit të kaluar, kur gjyqtarët vendosën ta dërgonin, pa byzylyk e pa miratimin e prokurorisë së përgjithshme, në arrest shtëpiak në San Michele di Ganzaria.

Vend i zgjedhur jo rastësisht, pasi në qendrën e vogël Calatino banon i vëllai, Gazmendi. Për disa muaj, Moisiu duket se ka qenë mysafir i tij për të vazhduar më pas arrestin shtëpiak në një apartament më vete. Dalja e vetme për të shkuar te dentisti, ndërkohë që për shpenzimet e nevojshme është ndihmuar nga të afërmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat