Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau një person duke e goditur 12 herë me thikë

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau një person duke e goditur 12 herë me thikë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I.

Në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat