Policia kap një person në Vërmicë duke kontrabanduar 107 kg duhan

Kronikë e zezë

Policia kap një person në Vërmicë duke kontrabanduar 107 kg duhan

Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:26
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:00 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka kapur një person duke kontrabanduar duhan.

Sipas njoftimit të Policisë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pas dyshimeve të ngritura lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, të njëjtën e kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë, në bagazhin e veturës është gjetur duhan i grirë, i pa përpunuar, 10 thasë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa matja është bërë nga Dogana e Kosovës, ku duhani ka rezultuar me peshë 107 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat