Vdesin dy persona në aksident trafiku në fshatin Ponoshec të Gjakovës

Kronikë e zezë

Vdesin dy persona në aksident trafiku në fshatin Ponoshec të Gjakovës

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Deri tek ngjarja tragjike ka ardhur kur vozitësi me targa të Shqipërisë ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur veturën tjetër e cila ishte duke lëvizur në shiritin e tij.

Kështu tha Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vendngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat