Dërgohet në mbajtje i mituri që kreu therrjen me thikë afër shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dërgohet në mbajtje i mituri që kreu therrjen me thikë afër shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Një person i mitur është therur sot nga një i mitur tjetër në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.

I mituri i cili e kreu këtë veprim është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Lajmin  e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se i mituri është dërguar në mbajtje për 24 ore.

“Referuar rastit të lëndimit trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, pas kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit te shtetit I dyshuari I mitur është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, për rastin lëndim I lehtë trupor”, tha Borovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat