Lënduan pesë zyrtarë policorë në qendrën e azilkërkuesve në Magure, arrestohet katër shtetas të huaj

Kronikë e zezë

Lënduan pesë zyrtarë policorë në qendrën e azilkërkuesve në Magure, arrestohet katër shtetas të huaj

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Janë arrestuar katër persona të dyshimtë shtetas të huaj azilkërkues  të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futen me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magure të Lipjanit.

Gjatë përpjekjeve për të mos i lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër, janë lënduar pesë zyrtarë të policisë.

Si pasojë e rastit, zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat