​Lënduan pesë zyrtarë policorë, arrestohen katër azilkërkues

Kronikë e zezë

​Lënduan pesë zyrtarë policorë, arrestohen katër azilkërkues

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Janë arrestuar katër persona, shtetas të huaj azilkërkues pasi kishin tentuar të futeshin me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se gjatë përpjekjeve për të mos u lejuar hyrja e tyre në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policorë dhe po ashtu edhe azilkërkuesit.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan. Gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor. Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat