I refuzohet kërkesa për transfer, i burgosuri sulmon drejtorin e sigurimit të burgut

Kronikë e zezë

I refuzohet kërkesa për transfer, i burgosuri sulmon drejtorin e sigurimit të burgut

Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se sot rreth orës 13:10, një i dënuar ka sulmuar fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë të Drejtorisë Qendrore të SHKK-së.

“Pasi ishte kryer intervistimi i të dënuarit dhe njoftimi zyrtar për refuzim të Kërkesës së tij për transfer, i dënuari B. M,  fillimisht ka fyer dhe kërcënuar, më pas edhe ka sulmuar fizikisht,  me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore Drejtorit për Siguri dhe Operativë”, thuhet në njoftim.

SHKK ka bërë të ditur se menjëherë ka reaguar stafi dhe gjendja është vënë nën kontroll.

“I burgosuri B. M. është veçuar, ndërsa rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës, e cila ka ardhur shpejtë në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat