Arrestohet hajni i Kaçanikut, para avokatit pranon 11 vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni i Kaçanikut, para avokatit pranon 11 vjedhje

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Një punë  e suksesshme operative e hetuesëve të Stacionit Policor të Kaçanikut, ka rezultuar me zbardhjen e një sërë rastesh të vjedhjeve të ndryshme në qytet dhe  rrethinën e Kaçanikut gjatë muajit dhjetor 2020 dhe muajit janar 2021.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, J.B. (m/Kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të  hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithësejt 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme .

Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në  disa lokacione  ku i dyshuari kishte qëndruar kohëve të fundit , policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende tjera  tjera si veshje të ndryshme,këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur.

Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida ,mjete  të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpitë dhe lokalet e ndryshme ku janë kryer vjedhjet. 

Pas intervistimit,me urdhër të  prokurorit të  shtetit,i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat