Pesë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Kosovë

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Kosovë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:27
Foto Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda pak ditësh në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Mitrovicë.

Policia ka njoftuar për këto raste në raportin ditor.

Ankesat janë kryesisht nga gratë përjashtuar në Podujevë, nga burri i cili ka raportuar në polici se shantazhohet, kërcënohet dhe shqetësohet nga bashkëshortja e tij.

“Prishtinë 20.01.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull . Viktima ka pranuar tretman, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë  21.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur motrën e tij, viktimën femër. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 19.01.2021 – NN. Ankuesja femër ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Rasti nën hetime.

Podujevë 21.01.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se nga ish bashkëshortja e saj e dyshuara femër, tash një kohë në mënyrë sistematike ka shantazhe, kërcënuar dhe shqetësuar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 12.01.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  “, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat