Brenda një viti mbi 1 mijë persona u kapën nga policia, për posedim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Brenda një viti mbi 1 mijë persona u kapën nga policia, për posedim të substancave narkotike

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i përdoruesve të substancave narkotike në vendin tonë.

Sipas policisë së Kosovës vetëm gjatë periudhës Korrik- Dhjetor të vitit 2020 janë arrestuar gjithësej 522 persona, për substance të ndryshme narkotike.

“Gjatë periudhës Korrik- Dhjetor janë arrestuar gjithësej 522 persona për substanca të ndryshme narkotike. Gjatë të njejtës periudhë numri i të arrestuarve është 508 të gjinisë mashkullore dhe 14 të gjinisë femërore”, ka bërë të ditur policia e Kosovës për median.

“Ndryshe gjatë vitit 2020 në total, numri i personave të arrestuar ka qenë 1 mijë e 144”, njofton PK.

Ndryshe vetëm gjatë 24 orëve të fundit kemi 4 raste të personave që janë kapur me substanca të ndryshme narkotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat