Sekuestrohen mallra në vlerë 600 euro, nuk ishin paguar obligimet doganore

Kronikë e zezë

Sekuestrohen mallra në vlerë 600 euro, nuk ishin paguar obligimet doganore

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Në fshatin Dobrushë është ndaluar një person dhe gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur mallra si çokolata, orbita, Nescafe në vlerë rreth 600 euro.

Për to, i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është liruar të largohet me makinën e tij.

Ndërsa është sekuestruar malli dhe mbetet në kompetencë të njësitit doganor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat