Podujevë: Policia ndalon një veturë, konfiskon armë dhe fishekë

Kronikë e zezë

Podujevë: Policia ndalon një veturë, konfiskon armë dhe fishekë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Një veturë është ndaluar në fshatin Bajçinë të Podujevës, nga ku është konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë fishekë.

“Fsh. Bajqinë, Podujevë 22.01.2021  – 22:30. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe gjashtë fishekë”, ka thënë PK.

Më tutje policia ka thënë se me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat