Një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, la një letër në veturën e tij

Kronikë e zezë

Një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, la një letër në veturën e tij

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:31
Ura e Fshejtë

Një person i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeçar dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar nga policia e rajonit të Gjakovës.

“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes”, ka thënë Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Gjakovës.

Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, thuhet në përgjigjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat