Fier: Benzi përplaset me kamionin, vdes shoferi 30 vjeçar, viktima bllokohet brenda makinës

Kronikë e zezë

Fier: Benzi përplaset me kamionin, vdes shoferi 30 vjeçar, viktima bllokohet brenda makinës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:36
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Fier Patos, në vendin e quajtur Portëz.

Makina tip “Benz” është përplasur me një kamion që transportonte naftë, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i Banzit, Klement Basha.

Viktima Basha raporton Ora News, për shkak të dëmtimeve të shumta të makinë ka mbetur i bllokuar brenda. Dëmtimet e shumta në strukturën e mjetit, e kanë bërë të pamundur nxjerrjen e tij.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit Bardhi Spahia dhe po kryhen veprimet procedurale.

Klement Basha mësohet se ishte infermier në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat