Kërcënon dy persona në Gjakovë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Kërcënon dy persona në Gjakovë, arrestohet nga policia

Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:57
Foto ilustruese

Kërcënohen dy persona në Gjakovë.

Dje rreth orës 20:30 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.

Burime brenda Prokurorisë në Gjakovë kanë bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje ai i ka kanosur dy viktima një mashkull dhe një femër.

Gjithashtu media merr vesh se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat