Theret me thikë një person në Prizren

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Prizren

Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një therje me thikë në Prizren.

Sipas policisë viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit teksa i dyshuari për kryerjen e sulmit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Wiliam Walker, Prizren 26.01.2021 – 15:40.

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij.   Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat