Vetura godet një këmbësor në Podujevë

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësor në Podujevë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e martë në fshatin Halabak të Podujevës.

Policia bën të ditur se ngasësi i një veture ka humbur kontrollin dhe ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ku ngasësi humb kontrollin mbi veturë godet këmbësorin duke i shkakton lëndime të rënda”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Lluzhan pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK ku dhe vazhdon të kurohet.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat