71 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

71 aktakuza për 24 orë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza, kundër tetëdhjeteshtatë (87) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona.

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat