Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – prokurori jep detaje

Kronikë e zezë

Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – prokurori jep detaje

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 20:25) - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kujtim Munishi e ka konfmuar vrasjen në kryeqytet, ku dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij si shkak i një problemi familjar.

Ai tregoi se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, e cila po hetohet.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është prokurori Ilaz Beqiri, i cili po heton rastin, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

"Posa të mblidhen të gjitha provat relevante do të jepen edhe informacionet tjera", tha kryeprokurori Kujtim Munishi.

(19:21) - Pas disa orësh organet kompetente kanë larguar nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të Albert Krasniqit.

Mjekësia Ligjore tashmë ka marrë trupin e Krasniqit, për të vazhduar me hetimet përkatëse të këtij rasti.

Për disa orë radhazi policia dhe mjekësia ligjore kanë qëndruar në ndërtesën e familjes Krasniqi në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.

Ndryshe Albert Krasniqi dyshohet se mbeti pa shenja jete si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Albert Krasniqi ishte në kërkim të Policisë së Kosovës për disa ditë radhazi për shkak të përdorimit të dhunës fizike ndaj ish-gruas, Besa Gashi.

***

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Albert Krasniqi ka mbetur i vrarë në bodrumin e banesës së tij te rruga C.

***

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfimuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

Automjeti i Mjekësisë Ligjore duke shkuar në vendin e ngjarjes.

***

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për media e ka konfirmuar se sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një vrajse në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​.”, tha Ahmeti.

Mësohet se bëhet fjalë për një konflikt familjar, ku babai ka qëlluar për vdekje të birin e tij.

Vritet biznesmeni i njohur në Prishtinë

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.

Media ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina.

Siç mësohet nga burime të sigurta brenda Policisë, vrasja ka ndodhur para pak minutash dhe Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

Media ka biseduar me zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, por ajo ka thënë se nuk ka informacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat