Pistë hetimi, hakmarrja pas një sherri!

Kronikë e zezë

Pistë hetimi, hakmarrja pas një sherri!

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:09
Viktima Mario Metaj

Pista e policisë greke për vrasjen e 27-vjeçari shqiptar Mario Metaj që u ekzekutua dy ditë më parë në Patra mendohet se është hakmarrja. Ngjarja lidhet me plagosjen e të vëllait të viktimë me thikë 10 ditë më parë pas një konflikti. Dëshmitë nga hetimi i deritanishëm tregojnë se incidenti nuk ka asnjë lidhje me aktivitete ose njerëz që mund të kenë lidhje me klubet e natës, siç u aludua në fillim.

Mario Metaj u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit  nga miqtë dhe familjarët. Autoritetet greke dyshojnë se autori i vrasjes është shqiptar dhe se ai mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

27-vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri 5 herë në kokë ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij private.

Ngjarja ndodhi rreth orë 18:00 ditën e djeshme, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosje, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat