Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Kronikë e zezë

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Më: 28 janar 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:25, në Prizren.

Siç thuhet në raport, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës

“Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat