Policia konfiskon tre kuaj në Novosellë, i dyshuari nuk kishte dokumentacion për kafshët

Kronikë e zezë

Policia konfiskon tre kuaj në Novosellë, i dyshuari nuk kishte dokumentacion për kafshët

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:09
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar tre kuaj në fshatin Novosellë, pasi i dyshuari nuk kishte pasur dokumentacion për kafshët.

Sipas raportit ditor, policia mesditën e së enjtes e kishte ndaluar të dyshuarin me kamionetë, ndërsa kishte vërejtur se po i transportonte kafshët pa dokumentacionin adekuat.

Policia njofton se kafshët pas konfiskimit janë dërguar në terminal

“Fsh. Novosellë 28.01.2021 – 11:50. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar tre kuaj në kamionetë te tij. Pasi që i dyshuari nuk kishte dokumentacionin për kafshët, kamioneta dhe kafshët janë konfiskuar dhe dërguar në terminal”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat