Korçë, një person plagoset me kaçavidë në kurriz pas konfliktit

Kronikë e zezë

Korçë, një person plagoset me kaçavidë në kurriz pas konfliktit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:38
Ilustrim

Një konflikt mes dy shtetasve në Korçë ka përfudnuar me plagosjen me njërit prej tyre me kaçavidë në kurriz.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18. I plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital për të marrë mjekim, dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari. Ai është kapur pak orë pas ngjarjes nga uniformat blu.

Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat