Vorë, bie nga kati i dytë i banesës, vdes 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Vorë, bie nga kati i dytë i banesës, vdes 60-vjeçari

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:37
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë.

Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, ku ishte duke punuar.  

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat