Tentoi t’i jap ryshfet policit, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Tentoi t’i jap ryshfet policit, një muaj paraburgim

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:48
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti.

Sipas një njoftimi të gjykatës, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 27.01.2021 deri me datën 27.02.2021.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më datë 27 janar 2021, rreth orës 22:40 minuta, i pandehuri R.R., në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar dhe atë oficeres - zyrtare policore pranë PKK në “Vërmicë”, shumën e të hollave prej dyzetë euro (2 x 20), si dhuratë të paarsyeshme në mënyrë që personi zyrtar të mos veproj në pajtim me detyrën e saj zyrtare, në atë mënyrë që derisa e njëjta – oficerja ka qene duke bërë kontrollimin dhe regjistrimin e dokumenteve, ndalet për kontrolle automjeti me tabela të Shqipërisë, të cilin ka qene duke e drejtuar A.D., shtetas i Republikës se Shqipërisë, ndërsa si bashkudhëtar ka qene këtu i pandehuri R.R., i cili ne dokumentet e tij kishte vendosur kartëmonedhat e cekura si me lartë dhe ne pyetjen e zyrtares policore çfarë janë këto te holla, ai është përgjigjur “se janë për te pirë një kafe”, dhe ketë për arsye se kishte tentuar dy here me herët për të kaluar kufirin por ishte kthyer nga zyrtaret policor pasi nuk posedonte kartën e identitetit. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse i pandehuri me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ngase i njëjti është shtetas i Republikës së Shqipërisë, nuk ka ndonjë punë të rregullt e as vendbanim në territorin e Republikës së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat