Vidhte nëpër banesa e lokale/ Arrestohet i rrezikshmi i Peshkopisë

Kronikë e zezë

Vidhte nëpër banesa e lokale/ Arrestohet i rrezikshmi i Peshkopisë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:03
Gjesendet e gjetura

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vakuf”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim në fushën e vjedhjes së pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të identifikuar dhe të shpallur në kërkim, si rezultat i punës operative e hetimore, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakuf”, në një banesë të braktisur në fshatin Vakuf, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim policor: B. M., 29 vjeç, banues në Peshkopi.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe ‘Vjedhja e mbetur në tentativë’, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se është autor i dyshuar i 7 rasteve të vjedhjeve në banesa dhe në lokale, të ndodhura më parë në qytetin e Peshkopisë dhe zonat përreth saj.

Në momentin e ndërhyrjes, në tavanin e banesës së braktisur ku ishte i fshehur shtetasi B. M., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu që e mbante pa leje, një armë të ftohtë thikë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Dibër, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat