Rrahje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Tre persona janë ndaluar në “Rrugën C” në Prishtinë, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë të PK-së, në ‘Rugën C’, kanë hasur në një mosmarrëveshje mes disa personave. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin”, ka t hënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat