Arrestohet 19-vjeçari në Tiranë, ishte në kërkim pasi tentoi të vrasë doktorin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet 19-vjeçari në Tiranë, ishte në kërkim pasi tentoi të vrasë doktorin në Prishtinë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar nga Kosova është arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës, pasi ishte në kërkim nga autoritetet kosovare, për vrasje e mbetur në tentativë ndaj mjekut në spitalin e Prishtinës në shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas informacioneve, Uranik Agushi, u kap nga blutë e Tiranës pasi ishte duke drejtuar mjetin pa leje si dhe kishte edhe armë zjarri me vete.

19-vjeçari madje ka tentuar të largohet nga patrulla e Policisë me vrap, duke braktisur edhe mjetin, por u kap bashkë me armën që dispononte.

Njoftimi i policisë 

Tiranë /Informacion shtesë në lidhje me arrestimin e 19-vjeçarit kosovar që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në lidhje me arrestimin e shtetasit U. A. që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, të cilit gjatë kontrollit fizk iu gjet një armë zjarri, ju informojmë se:

Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për këtë shtetas, i cili i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Ky shtetas, në muajin shtator 2020, në një spital në Prshtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.

Sqarojmë se shtetasi U. A., në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit, gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

ILECU Kosovë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat