Dhjetë persona kapen duke luajtur ilegalisht bastore në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dhjetë persona kapen duke luajtur ilegalisht bastore në Prishtinë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustruese

Derisa Ligji kundër lojërave të fatit, bixhozit dhe bastoreve vazhdon të jetë në fuqi, ai është shkelur qindra herë nga qytetarët.

Janë të shumta rastet që i ka raportuar media ku Policia ka hasur në lokale që e zhvillojnë kundërligjshëm këtë aktivitet.

Së fundmi, siç mëson media, ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Siç mëson media nga burimet, të shtunën mbrëma në një lokal janë kapur 10 persona duke luajtur bastore. Pasi ka mbërritur Policia, ka biseduar me personin përgjegjës, por i cili ka thënë se nuk e di kush është pronari i lokalit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij janë konfiskuar pajisjet elektronike, ndërsa i dyshuari pas intervistimit u dërgua në mbajtje.

Vendimi për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit u mor në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2019. Në një afat dhjetë vjeçar nga ajo kohë, të gjitha lokalet me lojëra fati obligohen të mbyllen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat