Gjashtë persona u ndaluan për posedim të narkotikëve gjatë 24 orëve

Kronikë e zezë

Gjashtë persona u ndaluan për posedim të narkotikëve gjatë 24 orëve

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar gjashtë persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve në rajonin e Prishtinës.

Sipas burimeve në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar pasi gjatë kontrollit, te ta janë konfiskuar 7.3 gram Marihuanë si dhe dy mullinj për bluarje të substancës narkotike.

Po ashtu, edhe në fshatin Mazgit të Obiliqit dje janë arrestuar dy të dyshuar pasi që te ta është gjetur një sasi e substancave narkotike, dy mullinjë për bluarje dhe rizlla.

Kurse në rrugën “C”, dy persona kanë rënë nën prangat e Policisë pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur sasi e substancave narkotike.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat