Dy të rinj kapen pasi tentojnë të blejnë me para të falsifikuara

Kronikë e zezë

Dy të rinj kapen pasi tentojnë të blejnë me para të falsifikuara

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar.

Dje rreth orës 11:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Klinë dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë tentuar që të kryejnë pagesën me anë të një kartëmonedhe të falsifikuar.

Burimet e medias brenda policisë bëjnë të ditur se dy persona rreth moshës 16-17 vjeçare pasi që kishin blerë një pako me cigare i kishin dhënë punëtores kartëmonedhën e falsifikuar dhe më pas ishin larguar.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësitet policore janë duke e hetuar rastin dhe ende nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat