Qëlloi me armë zjarri pranë një lokali, arrestohet 27 vjeçari

Kronikë e zezë

Qëlloi me armë zjarri pranë një lokali, arrestohet 27 vjeçari

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:06
Ilustrim

Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” është arrestuar në Vlorë.

Ndaj A.S. 27 vjeç, banues në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën arrest me burg.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më 11 dhjetor 2020 ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë lokalit të një shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat