Lushnje, dyshohet se përndiqte të renë, prangoset 30-vjeçari

Kronikë e zezë

Lushnje, dyshohet se përndiqte të renë, prangoset 30-vjeçari

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:03
Ilustrim

Një 30-vjeçar është prangosur ditën e sotme në Lushnjë.

Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe, banuese në Lushnjë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Përndjekja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat