Plagoset një person, mbyllen disa kafiteri, e sekuestrohen armë në Prizren

Kronikë e zezë

Plagoset një person, mbyllen disa kafiteri, e sekuestrohen armë në Prizren

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Në tri ditët e fundit Polica e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Prizrenit ka njoftuar për disa aktivitete që ka ndërmarr ndaj atyre që nuk kanë përfillur rregullat dhe kanë shkelur ligjin.

Policia ka njoftuar se një personi në Dragash i janë gjetur armë të gjuetisë të cilave iu kishte skaduar leja.

“Më datën 29.01.2021 rreth orës 08:30 stacioni policor në Dragash, njësiti i hetuesisë ishte njoftuar se personi B. N i lindur në vitin 1962, mbante dy armë të gjuetisë të cilave u kishte skaduar afati  dhe se dyshohej se me  këto armë i njëjti zhvillonte gjueti ilegale.

Pas njoftimit të prokurorit kujdestar i njëjti është sjellë në stacion, ku i dyshuari kishte pranuar se mbante në shtëpinë e tij dy armë me afat te skaduar të lejeve duke mohuar se bënte gjueti ilegale”, njofton policia.

Ai është liruar pas procedurave të ndjekura nga Policia. Ndërsa një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Doberlan të Suharekës. Një personh kishte kërkuar ndihmë në emergjencë meqë ishte plagosur me pushkë gjuetie, në shpëtuën e këmbës së majtë.

“Pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF-Suharekë, i njëjti me emergjencë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren, dhe pas tretmanit që ka marrë atje është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Policia në vendngjarje ka konfiskuar një pushkë gjuetie e llojit Zastava, me të cilën dyshohet se është plagosur i dyshuari, si dhe 16 fishek të kalibrit 16mm të po kësaj arme".

Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda iniciohet rasti me procedurë të rregullt”, thekson Policia.

Po ashtu policia me datën 31 ka mbyllur një lokal kafiteri me seli në Qendrën Zejtare nr.2 në Suharekë si dhe i kanë shqiptuar gjobë. Arsyeja e mbylljes ka ardhur si pasojë e  mos respektimit të vendimeve të Qeverisë  (mbajtja e lokalit hapur) dhe inicimit të rastit po me datë 31 Janar 2021 rreth orës 03:30 si “Lëndim trupor”.  Lokali është mbyllur për 72 orë nga Inspektorë Sanitar.

Në anën tjetër të dielën një person ka raportuar se përderisa ishte në oborrin e tij, në një moment ka dëgjuar dy apo tri (2 – 3) krisma të armës, e që dyshon që krismat kanë ardhur nga prona e një personi të dyshuar. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar i cili ka autorizuar policinë të marrë veprime, njësia policore ka kontaktuar te dyshuarin N.M i lindur në vitin 1968 i cili vullnetarisht ka dorëzuar armën Zastava e prodhimit  Jugosllav, M59/66, 7.62×34 mm, pa fishekë. Gjatë hetimeve është lokalizuar vendi ku ka pasur te shtëna dhe aty është gjetur një (01) gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm. Arma dhe gëzhoja janë sekuestruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat