Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Skënderaj, dyshohet se është vetëvarur

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Skënderaj, dyshohet se është vetëvarur

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në banesën e tij në Skënderaj.

Burime tregojnë se dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje me litar. Ai është gjetur i varur nga familjarët e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, dje është gjetur i vdekur një person në banesën e tij. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat