​Vjedh dy vetura, vet-aksidentohet dhe lëndon një polic duke ikur

Kronikë e zezë

​Vjedh dy vetura, vet-aksidentohet dhe lëndon një polic duke ikur

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:13
Foto

Një person është arrestuar për vjedhjen e dy veturave dhe sulmë ndaj personit zyrtarë në rajonin e Pejës.

Sipas Policisë, më datë 01 shkurt, rreth orёs 00:40, patrolla e nёnstacionit Policor nё Groazhdec nё njё pikё kontrolli ka dhёnё shenjё qё tё ndalohet njё veture tё tipit VË toruan, i njëjti nuk iu ёshtё ndalur Policisё dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe. Policia ka vazhduar ndjekjen e kёsaj veture, pas pak vetura ёshtё futur nё njё vend punim nё fshatin Gorazhdec-Pejё, tё dyshuarit kanё braktisur veturën dhe kanё ikur nё kёmbё nё drejtim tё panjohur. Vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se ёshtё raportuar e vjedhur nё qytetin e Prishtinёs.

E në orët e mëngjesit, derisa është raportuar për një veturë të vjedhur nё fshatin Kёrstoc të Pejёs, Policia ka marrё masat e duhura pёr ta arrestuar personin e dyshuar, ku nё fshatin Grabanicё-Klinё, ka dhёnё shenjё pёr ndalim veturёs sё tipit VË Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk ёshtё ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe nё drejtin tё Prishtinёs.

Policia sqaron se iu ёshtё vёnё pas, pasi qё i dyshuari ka arritur nё fshatin Dollc-Klinё, ёshtё vetёaksidentuar. I dyshuari me inicialet D.D, i lindur në vitin 1999, ёshtё arrestuar nga Policia dhe i njëjti gjatё arrestimit ka sulmuar Policёt tё cilёt kanё pёsuar lëndime trupore.

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48 orё

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat