Vetë aksident në Vushtrri, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Vetë aksident në Vushtrri, lëndohen dy persona

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një vetë aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Maxhunaj, në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e  Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, vetë aksidenti ka ndodhur pasi vetura kishte dal nga rruga dhe është rrotulluar.

“Dy persona kanë marr lëndime trupore, pasi vetura ka dal nga rruga dhe është rrotulluar. Aksidenti ka ndodh rreth orës 09:00 në fshatin Maxhunaj, Vushtrri”, ka thënë Zahiti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat