Skenderaj, arrestohet një person pasi fyu policët

Kronikë e zezë

Skenderaj, arrestohet një person pasi fyu policët

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:15 kanë ndaluar një person pasi i njëjti nuk ka respektuar dispozitat ligjore ndaj pandemisë.

I dyshuari thuhet se ka përdor fjalë fyese ndaj zyrtarëve policor andaj edhe është arrestuar.

“Sheshi Adem Jashari, Skenderaj 01.02.2021-14:15. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar dispozitat ligjore ndaj pandemisë dhe ka refuzuar të identifikohet duke përdorur fjalë fyese ndaj zyrtarëve policor.

I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat