Ndodh në aeroportin “Adem Jashari”, raportohen të vjedhura pajisjet e radarëve, por në fakt u ngarkuan gabimisht nga një kompani!

Kronikë e zezë

Ndodh në aeroportin “Adem Jashari”, raportohen të vjedhura pajisjet e radarëve, por në fakt u ngarkuan gabimisht nga një kompani!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Në aeroportin “Adem Jashari” është raportuar dyshimi për vjedhje të pajisjeve mekanike të radarëve civilë.

Pajisjet e paketuara kanë rezultuar se nuk janë vjedhur, por që janë ngarkuar gabimisht nga një kompani tjetër.

“Pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor. Së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin.

Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat