Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:00
Foto ilustruese

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë.

Në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 20:30, janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Sinjalizuesit bëjnë të ditur se arsyeja e arrestimit të tyre është për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm që këta tre persona kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë në lokalin e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë njoftojnë se pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat