17-vjeçarja në Suharekë u dhunua seksualisht në shtëpinë e saj

Kronikë e zezë

17-vjeçarja në Suharekë u dhunua seksualisht në shtëpinë e saj

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustruese

Media pak më parë raportoi se një 17-vjeçare është dhunuar seksualisht në fshatin Budakovë të Suharekës, dje rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se 17-vjeçarja në praninë e prindit të saj në polici, ka deklaruar se është dhunuar derisa kishte qenë e vetme në shtëpinë e saj në këtë fshat.

“Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda, si dhe është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat