E tmerrshme! I hyri në shtëpi, e detyroi të zhvishet dhe e dhunoi seksualisht 17-vjeçaren nga Suhareka, merret vendimi për të dyshuarin

Kronikë e zezë

E tmerrshme! I hyri në shtëpi, e detyroi të zhvishet dhe e dhunoi seksualisht 17-vjeçaren nga Suhareka, merret vendimi për të dyshuarin

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:02
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë vendim që të vendos një muaj në paraburgim N.K i cili kishte  dhunuar vajzën nga Prizreni, e cila në ato momente ishte e vetëm në shtëpi.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e moshës së mitur, ashtu që:

– Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale, theksohet në  komunikatën e Gjykatës.

Masa e paraburgimit do t’i llogaritet nga data 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat