Shkatërrohet grupi i drogës në Korçë, në pranga 7 persona, më herët u arrestuan edhe 5 të tjerë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet grupi i drogës në Korçë, në pranga 7 persona, më herët u arrestuan edhe 5 të tjerë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:05
Arrestimi

Arrestohen 7 person në Korçë, pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Në pranga 2 transportuesit e kanabisit, Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi, organizatori i trafikut Mario Tanellari, i dënuar edhe më parë për drogë.

Arrestohen edhe poseduesit e kanabisit, Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri, Niko Janko e Mikail Mejdi.

Arrestimet u bënë gjatë operacionit të koduar 'Piramida', ku më herët janë arrestuar edhe 5 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal gjatë dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë "Lapidari" dhe "Pusteci".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat