Në Prishtinë arrestohet një rus me shtetësi gjermane

Kronikë e zezë

Në Prishtinë arrestohet një rus me shtetësi gjermane

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës dje në mesditë ka prangosur një rus me shtetësi gjermane nën dyshimin për “cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve banesore“.

Në raportin ditor, policia njoftoi se “është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane  për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari  kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia tha se rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat