Dy të lënduar pas një vetaksidenti në Skënderaj

Kronikë e zezë

Dy të lënduar pas një vetaksidenti në Skënderaj

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Dy persona janë lënduar pas një vetaksidenti që ka ndodhur dje në Skënderaj.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet civil me targa vendore dhe drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së automjetit humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përplaset jashtë rrugës në një pemë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri mashkull i mitur.

Të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në  Mitrovicë transferohen për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e polisicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat