Qytetari rrahet me policin, të dy përfundojnë në spital, pastaj secili shkon në punën e vet

Kronikë e zezë

Qytetari rrahet me policin, të dy përfundojnë në spital, pastaj secili shkon në punën e vet

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia ka raportuar për një sulm ndaj një pjesëtari të vet. Me këtë rast i lënduar ka mbetur edhe në qytetar.

Sipas raportit të Policisë, një qytetar e një policë u rrahën keq të enjten para mëngjesit. Të dy përfunduan në spital. Në fund, policia nuk e arrestoi qytetarin, por e la të shkojë në shtëpi. Nuk dihet nëse janë marrë masa andaj ndaj zyrtarit policor.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtar dhe pas ndalimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, po ashtu edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe që të dy kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat